KRYEFAQJA » LAJME » Mogherini fton Ramën në Bruksel
Mogherini fton Ramën në Bruksel

Mogherini fton Ramën në Bruksel

Kryeministri Edi Rama pritet të jetë në Bruksel, javën e ardhshme. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federika Mogerini, ka ftuar 6 kryeministrat e vendeve të Ballkanit për një darkë informale, më 24 Maj, siç konfirmon zëdhënsja Maja Koçijançiç. Sipas saj, gjatë këtij takimi do të “diskutohet mbi situatën në rajon, pas zhvillimeve të fundit, për të parë sëbashku mënyrat për të ecur përpara”. Darka informale e javës së ardhshme shërben dhe për ndjekjen e ngjarjeve në rajon, që pas vizitës së Përfaqësueses së Lartë në Mars, të këtij viti. (Përgatitit Arta Tozaj)

Sicred