KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mogherini: Do të gjejnë mënyrat për mbrojtjen e bizneseve europiane në Iran

Mogherini: Do të gjejnë mënyrat për mbrojtjen e bizneseve europiane në Iran

Bashkimi Europian nuk mund të sigurojë garanci ligjore dhe ekonomike Iranit pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të tërhiqen nga marrëveshja e vitit 2015, por po përpiqet të gjejë një mënyrë që të mbrojë vijimin e investimeve europiane ne Iran. Pas një takimi zhvilluar ditën e martë me ministrat e jashtëm të Iranit, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, palë nënshkruese të marrëveshjes, kryediplomatja europiane Federika Mogherini u shpreh se grupi do të vendosë për masa javët e ardhshme, ndërsa iu dha detyrë ekspertëve të gjejnë mënyrat për mbrojtjen e bizneseve europiane në Iran. Irani, Britania, Franca, Gjermani dhe Komisioni Europian do të takohen sërish në Vienë javën e ardhshme në nivel zëvendësministrash të jashtëm me kërkesën e Iranit dhe pa prezencën e SHBA-ve, të cilat braktisën marrëveshjen bërthamore të arritur me Iranin në vitin 2015 që synon frenimin e aktiviteteve bërthamore të atij vendi. – Po punojmë të gjejmë një zgjedhje praktike brenda një kohe të shkurtër. Po flasim për zgjidhjet që mund të sigurojnë mbajtjen e marrëveshjes, – tha Mogerini në një konferencë për shtyp, duke shtuar se masat do të synonin që të lejohet Iranit të vijojë eksportin e naftës dhe që Bankat europiane të vijojnë veprimtarinë e tyre. – Kemi një listë të qartë çështjesh për të adresuar. Po veprojmë në një kontekst shumë të vështirë. Nuk mund të flas për garanci ligjore apo ekonomike por mund të flas për punë të vendosur dhe serioze nga pala europiane, – theksoi shefja e diplomacisë europiane.

(Visited 7 times, 1 visits today)