KRYEFAQJA » LAJME » Mogherini dhe Hahn: BE rikonfirmon mbështetjen për perspektivën e zgjerimit të Ballkanit Perendimor
rame me te tjere ne nju jork

Mogherini dhe Hahn: BE rikonfirmon mbështetjen për perspektivën e zgjerimit të Ballkanit Perendimor

Bashkimi Europian ka rikonfirmuar mbështetjen e qartë për prespektivën e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor. Lajmi është bërë i ditur në një deklaratë të shefes së Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini dhe eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn. Ata janë takuar në Nju Jork me gjashtë liderët e rajonit ballkanik, të Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës dhe Maqedonisë, të cilë po marrin pjesë në punimet e sesionit të 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB në Nju Jork. “Në përputhje me këtë angazhim, Bashkimi Evropian po rrit mbështetjen e tij ndaj të gjithë partnerëve drejt objektivave të arritshme dhe realiste, në mënyrë që përparimi i tyre të jetë i pakthyeshëm deri në fund të mandatit tonë” shënohet në deklaratë. “Ne jemi të kënaqur që udhëheqësit; Presidenti Filip Vujanoviq i Malit të Zi, Presidenti Aleksandar Vuçiç i Serbisë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Kryetari i Presidencës së Bosnje dhe Herzegovinës Dragan Çoviç, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministri i ish Republikës Jugosllave e Maqedonisë Zoran Zaev – konfirmuan angazhimin e tyre për të përforcuar punën e reformave, në veçanti për drejtësinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore, si dhe për bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë për të ruajtur dhe ndërtuar në këtë moment pozitiv” vlerësohet në deklaratë.

Sicred