KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mogherini: Ballkani është Europë
Mogherini: Ballkani është Europë

Mogherini: Ballkani është Europë

Ballkani nuk është oborri i prapëm i Europës. Ai është Europë. Në hapje të konferencës së ambasadorëve të Bashkimit Europian, kryediplomatja europiane, Federika Mogherini u shpreh se vendet e Ballkanit Perëndimor janë një nga katër prioritetet e Bashkimit Europian, ndërsa vlerësoi përpjekjet e tyre në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. “Sa herë që dëgjoj që miqve tanë në Ballkan u thuhet “Rruga juaj është drejt Europës”, zemërohem sepse Ballkani është Europë dhe ne e shohim këtë qartësisht kur vjen puna për sfidat e sigurisë, rrugët e përdorura nga migrantët apo kur vjen puna për investime ekonomike dhe shumë gjëra të ngjashme” tha zonja Mogherini.
Sipas kryediplomates europiane ky vit u karakterizua nga shumë tensione në Ballkan, por liderat e këtyre vendeve, të shtyrë nga gjenerata e re, janë përpjekur të tejlakojnë mosmarrëveshjet që i ndan ata nga anëtarësimi. “Kemi patur momente krize, por në fund të ditës, partnerët tanë në Ballkan ia kanë dalë gjithmonë të riangazhohen dhe të rikonfirmojnë gadishmërinë dhe aftësinë e tyre për të avancuar në rrugën e Bashkimit Europian. Gjenerata e re ia kërkon liderave të tyre një gjë të tillë. Mund të jetë e veshtirë, mund të jetë sfiduese, mund të jetë e dhimbshme herëpashere për të punuar për pajtim dhe marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, por në fund të ditës, kjo është çfarë duhet bërë nëse populli ta kërkon një gjë të tillë” tha zonja Mogherini.
Në vijim të këtij qëndrimi, kryediplomatja europiane rikonfirmoi se do të takohet këtë të enjte me Presidentin Kosovar Hashim Thaci dhe atë serb Aleksandar Vucic për vijimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

Sicred