KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Modriç fiton “Topin e Artë 2018”, “Tejkalova ëndrrën”
Modriç fiton “Topin e Artë 2018”, "Tejkalova ëndrrën"

Modriç fiton “Topin e Artë 2018”, “Tejkalova ëndrrën”

Ylli i futbollit kroat Luka Modriç ka fituar “Topin e Artë 2018”, çmimi i përvitshëm i France Football. Ai u shpall futues pas votimit të 173 gazetarëve, sipas skemës 5 pikë për vendin e parë, 3 për të dytin dhe një për të tretin.
Modriç është kroati i parë që fiton një çmim të tillë në historinë e futbollit. “Është një emocion unik. Falënderoj shokët e mi dhe të gjithë ata që kanë punuar me mua te Real Madrid dhe Kroacia. Pastaj bashkëshorten time, familjen time, që më japin mundësinë të punoj i qetë. Qysh fëmijë ëndërroja të luaja në një klub të madh, tani kam arritur të tejkaloj ëndrrën time” tha Modriç në momentin e marrjes së trofeut.
Kroati 33 vjeçar që luan me Real Madridin mori 753 pikë, duke lënë pas Kristiano Ronaldon e Juventusit me 476 pikë. Francezi Antuan Grieman i Atletico Madridit u rendit i treti me 414 pikë dhe pas tij Kylian Mbappe i PSG me 347.
Modriç fitoi Ligën e Kampioneve me Real Madrid, për të tretën herë radhazi, ndërsa me Kroacinë arriti finalen e Botërorit “Rusi 2018” të cilën e humbën me Francën.

Sicred