KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Modë rebeluese; Gratë saudite përqafojnë sportet abayas
Modë rebeluese; Gratë saudite përqafojnë sportet abayas

Modë rebeluese; Gratë saudite përqafojnë sportet abayas

Sfida e re në Arabinë Saudite është dalja e sportisteve femra me një version sportiv të fustanit abaya. Dikur kjo konsiderohej si një simbol i rebelimit kulturor në Arabinë Saudite konservatore, por duket se shpejt do të jetë një gjë normale. Fotografitë e atletëve femra që vrapojnë në Xhedah kanë shkaktuar një debat të ri mbi liritë e grave, ku veshja tradicionale është e detyrueshme në publik. Disa ekstremistë e quajtën këtë thyerje të traditës, por më pas janë tërhequr pas komenteve të fundit të princit të kurorës, Mohammed bin Salman, që abaya nuk është e detyrueshme në Islam. Por derisa të bëhet një dekret zyrtar për këtë, stilistë si Eman Joharjy po arkëtojnë shuma të mëdha pasi kërkesat e grave për të blerë kostume të abajave sportive janë në rrtije. Veshja e re e mbulon sigurisht trupin e femrës, por ofron lëvizshmëri më të madhe për aktivitetet sportive. Veshjet janë projektuar për t’u bërë me ngjyra të gjelbra, bezhë dhe të bardhë – më e tolerueshme për nxehtësinë e madhe Arabisë, me material pëlhurë natyrore të cilat janë më higjenike. Abayas ka evoluar gjatë viteve, me modele të reja, pëlhura dhe zbukurime. Të gjithë presin që të bëhet dekreti historik mbretëror që u lejon grave të hyjnë në stadiume. Qeveria po kërkon gjithashtu të nisë sportet e grave dhe po shkon drejt klasave të detyrueshme të edukimit fizik për vajzat. Zyrtarët saudit njoftuan se gratë do të marrin pjesë vitin e ardhshëm në maratonën ndërkombëtare të Rijadit, më parë një ngjarje vetëm për meshkuj.

Sicred