KRYEFAQJA » LAJME » Mjeti shpërthen nga përplasja, humb jetën 24 vjeçari
Mjeti shpërthen nga përplasja, humb jetën 24 vjeçari

Mjeti shpërthen nga përplasja, humb jetën 24 vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Elbasan –Metalurgji. Mësohet se rreth orës 01:50 minuta mjeti tip “Benz” me targa AA 325 EG, me drejtues 24 vjeçarin me iniciale K.K dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit. Automjeti i cili vinte nga Elbasani në drejtim të ish-Kombinatit Metalurgjiik, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me portën e një servisi makinash në anë të rrugës. Si pasojë e përplasjes mjeti ka shpërthyer, duke u përfshirë edhe nga flakët, duke i marrë jetën 24-vjeçarit. Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje ku pritet të mbërrijnë ekspertë më të specializuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për përcaktimin e saktë të shkakut të daljes nga rruga dhe të shpërthimit të automjetit.

Sicred