KRYEFAQJA » LAJME » Mjeku Sadikaj rikthehet me një dhuratë në spitalin ku ka punuar

Mjeku Sadikaj rikthehet me një dhuratë në spitalin ku ka punuar

Mjeku Nuredin Sadikaj është figurë e njohur në Spitalin “Et’hem Kapllanaj” në Cakran të Fierit. Në këtë qendër ai ka punuar prej vitesh dhe iu ka shërbyer më shumë se 50 mijë banorëve të zonës Cakran, Frakull e Levan. I larguar prej gati 20 vjetësh në emigracion, Nuredini punon tani në një nga spitalet me emër në Milano. Në bashkëpunim me Kryqin e Bardhë në këtë rajon, ai arriti të siguronte një autoamblancë të pajisur me të gjithë aksesorët e ndihmës së specializuar mjekësore, mjet të cilin, e dhuroi në spitalin ku ka punuar prej vitesh. Dhjetra banorë të zonës, bluza të bardha, ish kolegë të mjekut human Nuredin Sadikaj, e nderuan dhe mirëpritën këtë dhurate. Vlerësime njërëzore dhe respekt shprehën edhe banorë të Cakranit. “Ky po që ka shërbyer mirë, ka shërbyer me dinjitet shtëpi më shtëpi jo vetëm jo vetëm në shpital. Duke qënë mjek dha një ndihmë shumë më të madhe, dha një kontribut shumë të madh për këtë zonë duke dhuruar një autoambulancë duke i shërbyer gjithë komunitetit duke përmirësuar apo shpëtuar jetë njerëzish” thonë banorët. Nuredin Sadikaj së bashku me bashkëshorten Natashën  kanë shërbyer, njëri mjek dhe tjetra infermiere për një periudhë të gjatë kohe në Cakran. Ata u larguan në emgracion pas vitit 1998 dhe tashmë  jetojnë  në Itali.  Sadikaj punon dhe shërben  si mjek në Milano, Ai nuk harron të falënderoj për këtë kontribut edhe Kryqin e Bardhë me president Karlo Viçenso.

Sicred