KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mjeku i Shtëpisë së Bardhe për shëndetin mendor të Tramp

Mjeku i Shtëpisë së Bardhe për shëndetin mendor të Tramp

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se presidenti amerikan DonaldTrump ka “shëndet të shkëlqyer” pasi Trump bëri analizat e tij të para mjekësore si president i SHBA të premten, duke i vënë kapakun një jave në të cilën aftësitë e tij mendore për punë qenë vënë intenisivish nën shqyrtim.

Trump kaloi rreth tre orë më mjekët ushtarakë në Qëndrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake “Walter Reed” në Bethesda, Maryland, një testim që mjeku i Shtëoisë së Bardhë Ronny Jackson tha se shkoi jashtëzakonisht mirë.

“Presidenti ka një shëndet të shkëlqyer dhe mezi po pres të jap disa detaje të martën,” tha Jackson në një deklaratë për shtyp të shpërndarë nga Shtëpia e Bardhë.

Testimi u bë pasi libri “Zjarr dhe terbim” – brenda Shtepise se bardhe,  i Maikell Wuulf  e portretizonte Trump 71-vjeçar, si të papërqëndruar dhe foshnjarak.

Shtëpia e Bardhë u përball me një breshëri pyetjesh mbi mesazhet kontradiktore mbi politikat kyçe dhe një incidenti muajin e shkuar gjatë një fjalimi.

Sicred