KRYEFAQJA » LAJME » Mjekët e FA në Porto Romano
Mjekët e FA në Porto Romano

Mjekët e FA në Porto Romano

Vetëm për një muaj, mjekët e Forcave të Armatosura kanë kryer mbi 900 vizita mjekësore në komunitetin e prekur nga përmbytjet e dhjetorit. Porto Romano në qarkun e Durrësit është një nga këto zona ku ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka pa nga afër asistencën mjekësore ndaj banorëve. Prej 30 ditësh, 13 mjekë dhe infermierë të Forcave të Armatosura kanë qenë gjithë kohën të shpërngulur nga një zonë në tjetrën, për të plotësuar nevojat në staf mjekësor. Sipas mjekëve, bashkëpunimi me stafin e Ministrisë së Shëndetësisë në qendra shëndetësore ka ndihmuar në cilësinë e shërbimit për qytetarët. Këto ditë, Forcat e Armatosura kanë dhuruar edhe libra artistikë në shkollat 9 – vjeçare dhe të mesme të zonave periferike.

(Visited 33 times, 33 visits today)
Sicred