KRYEFAQJA » LAJME » Mjegulla anullon vizitën e Markoviç në Prishtinë

Mjegulla anullon vizitën e Markoviç në Prishtinë

Kryeministri i Malit të Zi Dusko Markoviç ka anuluar vizitën zyrtare të parashikuar për ta zhvilluar të martën në Prishtinë. Shkak për anulimin u bë mjegulla e dendur dhe kushtet e pafavorshme atmosferike, çka e bënë të pamundur uljen e avionit në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës. Zoti Dusko Markovic ishte parashikuar të kryente një vizitë në Kosovë, ku do të takohej me kryeministrin Ramush Haradinaj, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli. Anulimi i vizitës së kryeministrit malazez në Kosovës është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e qeverisë, Donjeta Gashi. Një ndër çështjet kryesore që pritej të diskutohej mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi, është ajo e demarkacionit.

Sicred