KRYEFAQJA » LAJME » Mitçëll në Prishtinë: Kosova duhet të zgjidh çështjen e kufirit me Malin e Zi!
Mitçëll në Prishtinë: Kosova duhet të zgjidh çështjen e kufirit me Malin e Zi!

Mitçëll në Prishtinë: Kosova duhet të zgjidh çështjen e kufirit me Malin e Zi!

Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Ues Mitçëll, u takua të hënën në Prishtinë me presidentin kosovar Hashim Thaçi. Zoti Mitçëllnë një konferencë për gazetarë tha se demarkacioni me Malin e Zi duhet të votohet, pasi vetëm kështu mund ti hapet rrugë liberalizimit të vizave. “E shoh me shumë rëndësi vizitën time të parë në Kosovë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova kanë një miqësi të fortë mes tyre dhe kjo administratë është përkutshuar që ta forcojë këtë miqësi” tha zoti Mitçell. Ai tha se “Kosova ka shënuar 10 vjetorin e saj si shtet dhe ka arritur shumë si shtet, duke treguar një arritje të mëdha në ekonomi. Kosova duhet të të marr hapa të rëndësishme për të siguruar rrugën drejt integrimit evropian. Gjithashtu ajo duhet të zgjidh çështjen e kufirit me Malin e Zi, pasi kjo i hap rrugën liberalizimit të vizave” tha zoti Mitçëll.
Presidenti kosovar Hashim Thaçi ka deklaruar se se në takimin me ndihmes sekretarin amerikan është zotuar që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të përfundojë sipas asaj që parasheh kushtetuta dhe ligjet e Kosovës dhe kurrsesi se kjo nuk do të përfshijë këmbimin e territoreve. Presidenti ka falënderuar për vëmendjen që Administrata e Presidentit Donald Trump po i kushton Kosovës dhe Ballkanit në tërësi.

Sicred