KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Miszewska për RTSH: “Të rinjtë duhet ta njohin të keqen për arsyen e thjeshtë që ajo të mos përsëritet”

Miszewska për RTSH: “Të rinjtë duhet ta njohin të keqen për arsyen e thjeshtë që ajo të mos përsëritet”

“Të rinjtë duhet ta njohin të keqen për arsyen e thjeshtë që ajo të mos përsëritet” tha në një intervistë për RTSH, Drejtoresha e Përgjithshme e Muzeumit të Auschwitz-Birkenau Anna Miszewska. Intervista është realizuar nga gazetarja Jonela Sakajeva.

PSE JENI NE TIRANË?

Kam ardhur në Shqipëri, për të ftuar palën shqiptare të bëhet pjesëmarrëse në programin e Fondacionit të Muzeumit Aushvic Birkenau. Fondacioni është krijuar në vitin 2009 dhe merret me ruajtjen e e vendeve të kujtesës që lidhen me këtë qendër.

Në vitin 2006, kur Muzeumin e vizitoi drejtori Civinksi, konstatoi se nevojat janë kolosale që i kapërcejnë mundësitë e kulturës dhe trashëgimisë kombëtare. Kjo vizitë bëri që të vrasim mendjen se si do ti realizojmë këto. Mbërritëm në konkluzionin që Aushvic Birkenau nuk është pronë as e hebrenjve, as e polakëve, aq më pak e gjermanëve, pra është një trashëgimi e gjithë botës demokratike. Kështu që për nevojat tona iu drejtuam të gjitha shteteve demokratike dhe deri tani 38 shtete e kanë përkrahur iniciativen tone. Po i drejtohemi edhe Shqipërisë që të bëhet pjesë e këtij projekti të madh.

A KENI MARRË PëRGJIGJE?

Gjatë qëndrimit tonë kemi patur biseda dhe takime me përfaqësues të komunitetit hebre në Shqipëri, me përfaqësues të institucionit të presidentit të Shqipërisë, me përfaqësues të ministrisë së punëve të jashtme dhe shpresoj shumë që do të kemi një përgjigje positive.

ÇFARË I SYGJERONI INSTITUCIONEVE SHQIPTARE NË LIDHJE ME RUAJTJEN E KUJTESËS TË SË KALUARËS?

Shqipëria duhet të bëjë atë që i takon për të ruajtur vlerat më të mira nga Lufta e Dytë Botërore posaçërisht për faktin e madh që lidhet me shpëtimin e jetës së hebrenjve.

Unë kam 10 vjet që merrem me tematikën e shpëtimit të herbrenjve gjatë holokaustit, por vetëm një vit më parë mësova këtë histori të mrekullueshme të padëgjuar për shpëtimin e hebrenjve nga shqiptarët.

Mendoj se shqiptarët janë një shembull për të gjithë ne, ç’ka tregon se të keqes mund ti kundërvihen jo vetëm qeveritë, por edhe njerëzit e qytetëruar. Nuk mund të presim gjithçka nga qeveritë. Duke u gjendur përballë tragjedive në Birmani dhe në Siri mendojmë që është momenti i duhur ti kundërvihemi të keqes.

NË ARKIVAT TUAJA, A KA DOKUMENTA APO FAKTE NËSE KA PATUR SHQIPTARË NË AUSHVIC?

Për fat të keq nuk kemi dokumentacion të tillë, por duhet të mbajme parasysh faktin që dokumentet që gjenden në Muzeumin e Aushvicit përbëjnë vetëm 10 të dokumentacionit real të asaj kohe. 90% e dokumentacionit u dogj nga gjermanët para se ata të largoheshin përfundimisht.

Nga ana tjetër, na gëzon pa masë numri në rritje i vizitorëve nga Shqipëria. Vitin e kaluar Aushvic Birkenau e vizitua nga 300 turistë shqiptarë.

SA DHE PSE JU DUHET TË RINJVE TË NJOHIN TË KALUARËN E KEQE TË VENDIT TË TYRE?

Të rinjtë duhet ta njohin këtë për arsyen e thjeshtë që e keqja të mos përsëritet. Të gjithë duhet të flasim për këtë gje dhe ne na gëzon fakti që një përqindje e atyre që na vizitojnë e kanë të fiksuar në mendjet e tyre dhe nuk duan kurrsesi që të rriten me ndjenjën e urrejtjes për njëri-tjetrin.

Muzeumin e Aushvicit e vizitojnë në vit 2 milionë njerëz prej të cilëve 70 % e përbëjnë të rinjtë. Për mendimin tim, në qoftë se ne arrijmë të bindim edhe 1% të vizitorëve duhet ta konsiderojmë punën e kryer sepse kjo nuk është pak që të rinjtë mësojnë që tragjeditë të mos përsëriten në të ardhmen.

Sicred