KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Miss Shqipëria – vazhdon turi në qytetet shqiptare
miss shqiperia

Miss Shqipëria – vazhdon turi në qytetet shqiptare

Në 20-vjetorin e zhvillimit të Miss Shqipërisë, eventit më të madh të bukurisë shqiptare, bukuroshet e botës kanë udhetuar në disa qytete shqiptare:

Cerriku i ka mahnitur me Liqenin e Banjës dhe mikpritjen fantastike në shesh gjatë prezantimit,  Kavaja iu ka treguar se është një nga zonat me resorte gjigande e se ka një vijë bregdetare të admirueshme…Vlora i ka joshur jo vetëm me kaltërsinë e Jonit, por edhe me atmosferën në pedonalen e admirueshme me fluturimet nga Shashica, me vizitat në plazhet private e me ushqimin fantastik…

Ato kanë provuar emocione kur kanë zbuluar se në Tiranë përveç jetës së natës në Bllok ka edhe shumë histori që heshtin madherishëm, si Gjurmët e Kalasë së Tiranës  ku do të ngrihet skena e Miss Shqipërisë apo vila Shijaku e ndërtuar në 1400-ën.

Të bukurat e Miss Shqipëria janë bërë pjesë edhe e perurimit të Amfiteatrit të Liqenit në një mbrëmje fantastike të Organizuar nga Bashkia Tiranë dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekrecionit.

Kombëtarja e 32 konkurenteve të përzgjedhura është vendosur me qendrim ne Dajt, ku do të qëndrojnë për gjatë ditëve deri në mbrëmjet finale që këtë vit do të jenë dy, në datën 10 dhe 11 qershor e që do të transmetohen live në RTSH.

 

Sicred