KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Miss Shqipëria nis rrugëtimin e 20-të

Miss Shqipëria nis rrugëtimin e 20-të

Miss Shqipëria 2018, ka nisur audicionet për të zgjedhur më të bukurën e vitit. Është një jubile i rëndësishëm ky që përkon dhe me 20 vjetorin e krijimit të këtij eventi. Audicionet për këtë event kanë filluar prej dates 14 Prill tek qendra Ten dhe do të vijojnë edhe me dy faza të tjera me 21-22 prill dhe mbyllja e audicioneve bëhet me dt 28-29 prill.

Në 20 vite Deliart Association ka shtegtuar në viset më të bukura shqiptare duke ushqyer ëndërra…duke dhuruar emocione. Janë ngritur skena atje ku nuk ka qënë e imagjinueshme….është zgjuar histori dhe ushqyer tradita duke ngulur këmbët fort tek endrra e fillimit, sepse Miss Shqipëria është konfirmuar ndër vite institucioni i bukurisë së vërtetë shpiptare nga ku kanë nisur e përparuar në karrierë pjesëmarrëset….

Ato janë sot artiste, prezantuese, aktore, fotografe, pedagoge, stiliste, arkitekte, menaxhere….dhe gjithnjë mbeten pjesë e familjes së madhe Miss Shqipëria. 20 vjet Miss Shqipëria, këtë vit kthehet në Tiranë si një projekt plot energji të bukur për të treguar se protagonizmi i të bukures është në shërbim të komunitetit për promovimin e vlerave, tradites, historisë…

Sicred