KRYEFAQJA » LAJME » Misioni Ndërkombëtar nis punën për Reformën në Drejtësi

Misioni Ndërkombëtar nis punën për Reformën në Drejtësi

E qeshur, plot vetëbesim e shoqëruar nga Ambasadorja e Bashkimit Evropian, Genoveva Ruiz Calavera doli para gazetarëve shqiptarë për të thënë se ekspertët ndërkombëtare të Reformës në Drejtësi kanë zbarkuar në Shqipëri. Spanjollja që mban edhe postin e drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, do të kryesoje gjyqtarët dhe prokurorët evropianë dhe amerikanë, të cilët do të kontrollojnë me imtësi drejtësinë shqiptare. Zonja Calavera doli para mediave pasi kishte drejtuar mbledhjen themeluese të Bordit të Menaxhimit të ekspertëve, një strukturë që do të monitorojë proçesin e krijimit të organeve të reja kushtetuese të Vettingut, një proçes që nëse gjërat shkojnë mirë, pritet të përfundoje në fund të muajit Prillit. Kontrolli i Pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve do të jetë pjesa më e vështirë për misionin ndërkombëtar, i cili do ta kryejë misionin e tij në atmosferën e zgjedhjeve të qershorit. Por duket se shefja e ekspertëve e ka përgjigjen edhe për këtë fazë me kontekst politik. Ajo premton se do të punojë në mënyrë të paanshme, profesionale duke qënë e mbështetur nga kushtetuta e Shqipërisë, që për herë të parë parashikon përfshirjen e të huajve në punët e Shqipërisë. I gjithë proçesi i monitorimit ndërkombëtar do të mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe Vettingu konsiderohet jetik për të hapur negociatat për anëtarësim në BE.

Sicred