KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kina feston vitin e ri/2018, Viti i Qenit

Kina feston vitin e ri/2018, Viti i Qenit

Ndryshe nga pjesa e tjetër e globit, që feston ardhjen e Vitit të Ri mes datës 31 dhjetor dhe 1 janar, Viti i Ri kinez është pikërisht sot me 16 shkurt 2018. Viti i Ri kinez takon në data të ndryshme çdo vit, pasi bazohet në kalendarin hënor. Dita e Vitit të Ri kinez, normalisht bie nga data 21 janar deri me 20 shkurt. Sipas ciklit kinez 12-vjeçar të zodiakut të kafshëve, viti kinez që fillon në 2018 është viti i Qenit. Çdo vit zodiak kinez fillon në ditën e Vitit të Ri. Të lindurit në vitet 1958, 1970, 1982, 1994, 2006 dhe 2018 i përkasin vitit të Qenit. Viti i qenit 2018 besohet të jetë i pafat për njerëzit që kanë lindur në vitet e mëparshme të Qenit. Sipas astrologjisë aziatike, viti i lindjes dhe kafsha që ky vit përfaqëson, përcakton disa tipare të personalitetit. Çdokush i lindur në një vit të Qenit është i komunikueshëm, serioz dhe i përgjegjshëm në detyrat që ndërmerr. Festimet shumëngjyrëshe që bëhën në Kinë për vitin e ri, njihen gjithashtu si “Festivali i Pranverës”. Në Kinën Kontinentale moderne, kjo është festa më e rëndësishme tradicionale që festohet në kalendarin kinez të lunisolarëve. Festivali publik i festës së pranverës fillon në ditën e Vitit të Ri kinez dhe zgjat 7 ditë.

Sicred