KRYEFAQJA » LAJME » Mirditë, goditet shtëpia e shefit të Qarkullimit Rrugor
Mirditë, goditet shtëpia e shefit të Qarkullimit Rrugor

Mirditë, goditet shtëpia e shefit të Qarkullimit Rrugor

Banesa e shefit të Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Mirditë, është goditur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, njoftoi policia. Sipas saj ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:43 të së shtunës, por pa pasoja. Në shtëpinë e Gjovalin Tomës menjëherë ka mbërritur grupi hetimor dhe në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit, po hetojnë ngjarjen. Vetë Toma ka deklaruar për mediat se personalisht nuk ka konflikte dhe se autorët “kanë gabuar” shënjestrën. Policia thotë se ka ngritur pika kontrolli dhe po bën krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Sicred