KRYEFAQJA » LAJME » Mirdita në valën digjitale të RTSH

Mirdita në valën digjitale të RTSH

Ndezja e transmetuesëve të Televizionit Publik ka përfshirë me valën e saj digjitale edhe bashkinë e madhe të Mirditës. Qytetet e Rrëshenit dhe Rubikut dhe të gjitha fshatrat e thellë të malësisë së këtij territori tashmë do të shohin paketën më të re të Radio Televizionit Shqiptar. Pas ndezjes në seri të transmetuesëve digjitalë të Lezhës edhe në Mirditë Transmetuesit e Shpalit, Lurthit dhe Perlatit po përçojnë valët në telëvizorët e Mirditorëve.

Investimi digjital i cili hap perspektivën drejt të ardhmes si një risi në lëmin e teknologjisë televizive, është fjala e fundit e inxhinierisë elektronike. Në qytetin e Rrëshenit investimi i Radio Televizionit shqiptar është i mirëpritur. Pushteti lokal në Mirditë ka shpërndarë rreth 2 mijë dekodara DVBT2 për familjet në ndihmë ekonomike. Rubik atmosfera e Rusi 2018 ndjehet edhe në qytet ku po luhet një ndeshje Miqësore futbolli. Qytetarët e Rubikut po i shohin ndeshjet e kampionatit botëror të futbollit vetëm në RTSH.

Sicred