KRYEFAQJA » LAJME » Miratohet projektligji për ratifikim e traktatit për themelimin e Komunitetit të Transportit

Miratohet projektligji për ratifikim e traktatit për themelimin e Komunitetit të Transportit

Projektligji për ratifikim e traktatit për themelimin e Komunitetit të Transportit është miratuar në parim nga komisioni i veprimtarisë prodhuese në parlament. Ky traktat ka për qëllim themelimin e Komunitetit të Transportit në fushën e transportit rrugor, hekurudhor e detar, si dhe zhvillimin e rrjeteve të transportit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe 6 vendeve të Evropës Juglindore. Efektet financiare që lidhen me zbatimin e traktatit , do te mbulohen 80 % nga kontributi i BE, kurse kontributi i vendeve në total do të jetë 20 %. Zyra qëndrore e këtij sekretariati do të jetë në Beograd të Serbisë. Përfitimet për Shqipërinë është se falë këtij traktati realizohet përafrimi ligjor në të gjitha fushat e transportit si dhe vënia në një nivel e shkëmbimeve të transportit ndërmjet vendeve të rajonit të Ballkanit dhe shteteve anëtare të BE-së.

Sicred