KRYEFAQJA » LAJME » Miratohet plani rregullues në Vlorë

Miratohet plani rregullues në Vlorë

Miratohet me 33 vota pro, tre kundër dhe një abstenim plani i përgjithshëm vendor i bashkisë së Vlorës. Në mbledhjen e sotme Këshilli i Bashkisë miratoi atë që quhet Vlora e 15 viteve të ardhshme. “Projekti i shëtitores buzë detit ose siç quhet ndryshe Lungomare tregoi dhe një herë që të investosh duke pasur një vizion jep hapsira të reja zhvillimore”. Kryetari i bashkisë Dritan Leli tha se Plani i Përgjithshëm Vendor, hedh bazat dhe orienton zhvillimin e qëndrueshëm në përshtatje me ritmet dhe standardet bashkëkohore, është dritarja dhe mundësia që na përafron me vendet më të zhvilluara: “Me votimin nga ju të këtij plani sigurisht do të marri aspektin që meriton, aspektin e rivieres shqiptare ne një stad të ri dhe një rivierë tjetër, për tu bërë jo një destinacion i thjeshtë për turistët vendas apo shqipfolës por një destinacion ndërkombëtar”. Sipas Lelit, ndërhyrjet që do bëhen tashmë mbi bazë të këtij plani, jo vetëm i japin fund zhvillimit kaotik, por në radhë të parë rrisin vlerën e pronave të qytetarëve.

Sicred