KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Miratohet në komision akti normativ i buxhetit të shtetit

Miratohet në komision akti normativ i buxhetit të shtetit

Akti normativ i buxhetit të shtetit është miratuar vetëm me votat e mazhorances në Komisionin e Ekonomisë. Ministri i financave dhe ekonomisë Arben Ahmetaj theksoi se ndryshimet në buxhet nuk prekin nivelin e borxhit. Për ministrin një pjesë e këtij akti normativ konkretisht 3.5 miliard do te shkojne per energjine dhe 1.2 miliard për emergjencat civile. Duhet të theksoj që treguesit makro-ekonomik dhe performancat fiskale gjatë 8-mujorit është plotësisht në linjë me parashikimet fillestare dhe objektivat e buxhetit të vitit 2017. Difiçiti buxhetor ka 0 ndryshim në nivelin e programuar nga buxheti fillestar”. Nënkryetarja e Komisionit Jorida Tabaku pyeti ministrin për detyrimet e prapambetura në total por edhe specifikisht për OSHEE . Ky vit për herë të parë nuk ka patur shkëmbime ekstra nga buxheti i shtetit si vit elektoral që ishte dhe ndryshe nga çfarë jemi mësuar të ndodhe vitet e tjera shtoi Ahmetaj.

Sicred