KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Miq dhe familjarë kujtojnë shkrimtarin e madh Dritëro Agollin

Miq dhe familjarë kujtojnë shkrimtarin e madh Dritëro Agollin

Dritëro Agolli do të ishte sot 86 vjeç. Poeti dhe shkrimtari i njohur u nda nga jeta më 3 shkurt. Në këtë ditëlindje pa të, e bija Elona ka botuar dy libra të rinj, përmbledhjen me poezi “E bukura, lozonjarja, tokësorja grua” dhe një përmbledhje me aforizma. “Hyn vdekja nga dritarja e vogël dhe thotë:erdha, po pse erdhe kaq shpejt?- i them. Shko merr dikë tjetër se ka mjaft të tjerë. Hyn më pas tek dritaret e mëdha e i them përsëri. Është shpejt, mos hajde te mua. E bija Elona ka zgjedhur të rrëfejë momentet e tij të fundit kur do të largohej nga kjo jetë. “Jam i gjallë e jam në jetë, jam në dritë të vërtetë. Ja, kështu thoshte Naimi i madh. Dhe tani ai është edhe i gjallë e i vërtetë, më i gjallë se të gjallët”. Një mbrëmje tingujsh, poezish dhe promovimesh mes të gjithë dashamirësve të penës së Dritëroit të madh, ku nuk munguan dhe recitime nga poezitë e tij. Dritëro Agolli është një ndër figurat më të dashura të letërsisë shqipe. Për shumë vite ai ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Ndër librat e tij më të njohur është “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, apo “Zhurmat e erërave të dikurshme”.Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931 në fshatin Menkulas të Devollit në Korçë. Shkrimtari ndërroi jetë në 3 shkurtin e këtij viti nga një sëmundje e rëndë në mushkëri .

Sicred