KRYEFAQJA » LAJME » Ministrja Xhaçka premton një përmirësim të ndjeshëm të trajtimit të FA të Shqipërisë
Ministrja Xhaçka premton një përmirësim të ndjeshëm të trajtimit të FA të Shqipërisë

Ministrja Xhaçka premton një përmirësim të ndjeshëm të trajtimit të FA të Shqipërisë

Ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka ka premtuar një përmirësim të ndjeshëm të trajtimit të FA të Shqipërisë, veçmas trupave komando. “Ju jemi shumë mirënjohës për misionin që përmbushni si Forca Komando dhe dua t’ju them se angazhohem personalisht, por edhe qeveria edhe kryeministri, për të treguar kujdes shumë më të madh ndaj jush, vëmendje shumë më të madhe ndaj jush, por edhe trajtim shumë më të mirë për ju. Angazhohem që viti tjetër do të jetë një vit shumë më i mirë për komandot siç do të jetë një vit shumë më i mirë për trajtimin e Forcave të Armatosura në përgjithësi” tha zonja Xhaçka gjatë një cermonie ku 30 ushtarë të rinj u bënë pjesë e forcave të batalionit komando, e konsideruar një prej njësive elitë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Autoritetet shqiptare vazhdimisht kanë premtuar rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen. Qeveria dhe kryeministri Rama kanë deklaruar se ato janë në nivelin e 2 për qind të prodhimin kombëtar, por opozita dyshon se janë më të ulta.

Sicred