KRYEFAQJA » LAJME » Ministrja Xhaçka: FA kontribut për shkollat në fshatrat e thella
Ministrja Xhaçka: FA kontribut për shkollat në fshatrat e thella

Ministrja Xhaçka: FA kontribut për shkollat në fshatrat e thella

Forcat e armatosura, do të kontribuojnë jo vetëm në ndërtimin e zgjerimin e urave e rrugëve por edhe për rikonstruksionin e ngritjen e shkollave në zonat e thella. Forcat e Armatosura kanë mbërritur në fshatin Arrëz të bashkisë Devoll. Pak ditë më parë, efektivi i togës së urave në Batalionin e Xhenios të Komandës Mbështetëse përfundoi urën që lidh dy lagjet e fshatit prej 635 banorësh e lehtëson komunikimin e tyre me 900 banorët e fshatrave fqinjë, e siguron kalimin e 65 fëmijëve drejt shkollës 9 vjeçare, pak metra larg urës.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ndër të tjera vleresoi, “Unë jam krenare për forcat  tona xhenio, të cilat kanë dhënë kontributin e tyre për zgjerimin e rrugëve apo ndërtimin e urave, sic është rasti i sotëm në Arrëz. Në këtë fshat, me ndërtimin e urës ne po japim mundësi që banorët jo vetëm të komunikojne me fshatrat fqinjë, por që zona të jenë me e arritshme nga turistët vendas dhe të huaj”, tha  Ministrja. Arrëza ka festuar këtë fundjavë 90 vjetorin e shkollës së parë shqipe.  Në këtë ditë, nëpër klasa u vendosën soba për ngrohjen gjatë ditëve të vështira të dimrit si dhe kompjura, kontribut i Forcave të Armatosura.
“Forcat e Armatosura, me shumë dashuri dhë përkushtim, i ofrojnë fëmijëve, mundësinë për tu ngrohur gjatë muajve shumë të vështirë të dimrit apo për tu informuar dhe për të mësuar me metodat më bashkëkohore. Është një kontribut shumë i vogël por domethënës, që gjithësecili prej nesh duhet ta ketë përzemër, kryesisht kur kemi të bëjmë me fëmijë që janë e ardhmja e vendit. Ne jemi zotuar që Forcat e Armatosura  t’i kemi gjithnjë edhe më pranë komunitetit, dhe ky është një tregues i këtij vullneti”, deklaroi Ministrja Xhaçka
Ministrja e Mbrojtjes për banorët e Arrëzës, njoftoi edhe projektin e rradhes, zgjerimin e rrugës që lidh fshatin me Dardhën. Në Arrëz, Ministrja e Mbrojtjes shoqërohej nga drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, Prefekti i Korcës, Pandi Papapando dhe deputetja Edlira Bode.

Sicred