KRYEFAQJA » LAJME » Ministrja Nikolla për vitin e ri akademik 2017
lindita-nikolla, Ministrja Nikolla, për vitin e ri akademik, 2017

Ministrja Nikolla për vitin e ri akademik 2017

22mijë e 200 studentë që rezultuan fitues në procesin e pranimeve në universitet i janë drejtuar sot për herë të parë dyerve të Institucioneve të Arsimit të Lartë në vend. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, në ceremoninë e organizuar për këtë rast në Fakultetin e Mjekësisë ka sqaruar se skema e pranimeve që u aplikua për herë të parë vjet, ka shënuar një standart të ri të përzgjedhjes së kandidatëve për studentë, duke u bazuar vetëm mbi kritere të shëndetshme, që janë të meritës trasparencës dhe autonomisë universitare. Rektori i Universitetit të Mjeksisë Arben Gjata është shprehur se së shpejti do të ketë edhe ndryshime në procesin e mësimdhënies duke kaluar në një tjetër sistem tutorjal. Në shenjë simbolike, u është dorëzuar bluza e bardhë të gjithë studentëve të vitit të parë dhe ndër to edhe maturantes ekselente nga Mirdita , e cila ka zgjedhur të studiojë në këtë fakultet.

Sicred