KRYEFAQJA » LAJME » Ministrja Gjonaj paralajmëron furtunë në burgjet shqiptare
Gjonaj: Qytetarët të denoncojnë rastet e korrupsionit

Ministrja Gjonaj paralajmëron furtunë në burgjet shqiptare

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka paralajmëruar furtunë në burgjet shqiptare pas një verifikimi gjashtë mujor të punonjësve në administratën e burgjeve. Sipas një njoftimi në Fejsbuk 130 punonjës kanë pasur rekorde penale në të shkuarën dhe do të largohen nga sistemi. Për 70 punonjës, diploma e arsimit ka papajtueshmëri me vendin e punës, ndaj ata do të sistemohen në pozicione të përshtatshme me arsimin e tyre ose do të largohen, bën të ditur ministrja Gjonaj. Po ashtu për 65 punonjës është kërkuar ndjekja penale dhe për 49 të tjerë janë kërkuar masa administrative.
Pritet që ministria të hapi një testim për rekrutimin e punonjësve të burgjeve, ndërsa numëri i përsonave të kapur me shkelje mendohet se është më i madh. “Verifikimi i pastërtisë morale të punonjësve të sistemit të burgjeve, është hapi i parë për pastrimin e plotë të radhëve të punonjësve të burgjeve nga elementët e inkriminuar. Shumë shpejt një sistemi i ri rekrutim-trajnimi në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë, për të siguruar një trupë shërbimi të pastër moralisht, të pandikuar politikisht dhe të aftë profesionalisht” thekson zonja Gjonaj.

Sicred