KRYEFAQJA » LAJME » Ministrja Gjonaj operacion shkarkimesh në burgjet shqiptare, por edhe erë e re emërimesh
Gjonaj: Qytetarët të denoncojnë rastet e korrupsionit

Ministrja Gjonaj operacion shkarkimesh në burgjet shqiptare, por edhe erë e re emërimesh

Ministrja e re e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka ndërmarrë një operacion shkarkimesh në burgjet shqiptare, ndoshta më i madhi në vitet e fundit, ndërsa ka njoftuar hapjen e konkursit për emërimin e 23 drejtuesve të rinj të burgjeve shqiptare. Ministrja Gjonaj ka njoftuar nominalisht shkarkimin e 8 drejtorëve  shumica me motivacionin për shpërdorim detyre,  persona me precedentë penale, apo edhe të dënuar. “Kontrollet e kryera nga grupet e inspektimit të ngritura nga Drejtoria e burgjeve dhe inspektorët në ministrinë e Drejtësisë kanë evidentuar shkelje të rënda dhe të përsëritura të ligjit dhe të rregullores së brendshme të burgjeve. Kanë evidentuar shkelje që rrezikojnë sigurinë e burgjeve dhe cënojnë besimin e publikut në mirëfunksionimin e institucioneve të vuajtjes së dënimit” tha zonja Gjonaj.
Duke spjeguar arsyet e këtij operacioni, ministria e drejtësisë tha se vetëm gjatë periudhës korrik 2017- tetor 2017 janë evidentuar mbi 150 raste të lejimit të futjes së sendeve të ndaluara, si celularë, karta telefonike, pije alkoolike, USB. Disa prej të shkarkuarve do të procedohen penalisht.
Ndërkaq duke shpallur zyrtarisht garën për 23 drejtues burgjesh në rang vendi, zonja Gjonaj tha se “Do të nisë një frymë e re e emërimit në burgje. Nuk do të lejojmë që burgjet të drejtohen nga persona me precedentë penalë siç ka ndodhur më parë” tha ministrja Gjonaj, duke shtuar se “Nuk do të lejojmë ndërhyrjen e asnjë politikani në këtë sistem delikat”.

Sicred