KRYEFAQJA » LAJME » Ministrja e drejtësisë kërkon dënimin e dy gjyqtarëve
Ministrja e drejtësisë kërkon dënimin e dy gjyqtarëve

Ministrja e drejtësisë kërkon dënimin e dy gjyqtarëve

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, kërkon nga KLD shkarkimin e gjyqtarit të Durrësit Petraq Curri dhe hetim displinor për gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha. Sipas burimeve zyrtare, gjatë hetimit disiplinor ka rezultuar se gjyqtari Petraq Curri ka kryer shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit në dhënien e vendimit për mosmiratimin e arrestit të shtetasit Alket Hatija dhe lirimin e tij. Nga informacioni i administruar nga Ministria e Drejtësisë rezultoi se gjyqtarja Enkeleida Hoxha ka vendosur lirimin me kusht të të dënuarit Genc Tafili në kundërshtim me dispozitën ndaluese të ligjit. Hatija dhe Tafili janë dy persona me probleme të mëdha me drejtësinë shqiptare, por edhe italiane.

(Visited 29 times, 29 visits today)
Sicred