KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ministria e Turizmit: Shpallen 11 projekte turistike fituese për 2017

Ministria e Turizmit: Shpallen 11 projekte turistike fituese për 2017

Janë shpallur sot 11 projekte turistike fituese për vitin 2017, financuar plotësisht apo pjesërisht nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. E 11 fituesit kanë pasur tema si pastrimi dhe monitorimi i situatës mjedisore në plazhe, edukimi mjedisor për këtë, projekte për turizmin e gjelbër, Ullirin,Verën dhe Rakinë si Shije të Traditës shqiptare”, apo një tjetër ide fituese ka qenë karta e turistit si një sistem i menaxhimit të informacionit, projekti pilot ky në Vlorë-Llogara. Të tjera projekte janë ai për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në zonën e Durrësit e veçanërisht në Kepin e Rodonit apo projekti për video nga Jugu në Veri, për zhvillimin e Komunitetit lokal pritës në fshatrat përgjatë lumit të Vlorës, por projekte fituese edhe në fushën e kulturës, e cila është e lidhur ngushtë me turizmin, si Festivali i Fustanellës, Festivali i përvitshëm ndërkombëtar i Jazz-it, si dhe Botimi i Antologjisë Poetike, në gjurmët Naimiane në fokusin e kulturës dhe zhvillimit përmetar.

Sicred