KRYEFAQJA » LAJME » Ministria e Mjedisit për ndalimin e qeseve plastike
Ministria e Mjedisit për ndalimin e qeseve plastike

Ministria e Mjedisit për ndalimin e qeseve plastike

Një ditë pasi hyri në fuqi Vendimi i Këshillit të Ministrave për ndalimin e prodhimit, importimit dhe tregëtimit të qeseve plastike nën 30 mikron, një grup të rinjsh të qytetit te Tiranës, të përfshirë në projektin “Smile Albania” së bashku me Zëvëndës Ministren e Mjedisit, Ornela Çuçi shpërndanë çanta beze dhe fletpalosje për qytetarë, pranë zonës së Pazarit të Ri. Ky aktivitet shërben si nisje e fushatës ndërgjegjësuese për qytetarët, në mënyrë që qeset plastike të zëvendësohen me çanta beze dhe letre. Të tjera aktivitete sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në këtë fushatë fton të gjithë qytetarët, që t’i bashkohen kësaj nisme si dhe të tregohen të gatshëm për të zbatuar këtë vendim të qeverisë.

Sicred