KRYEFAQJA » LAJME » Krujë: Furrat gëlqerore krim mjedisor për qytetet, Ministria e Mjedisit mbyll 33 furra

Krujë: Furrat gëlqerore krim mjedisor për qytetet, Ministria e Mjedisit mbyll 33 furra

Çdo ditë në qytetin e Tiranes shikojmë re të zeza nga furrat e gelqeres që ndodhen në Krujë dhe Fushë-Krujë. Gjatë aksionit të zhvilluar në malin e Krujes janë mbyllur 33 furra gelqereje të cilat po shkatërrojnë çdo ditë ajrin në vend. Ndërkohë ministria e mjedisit ka paralajmëruar se ligji do jetë i ashpër për këdo që e shkel atë. “Sot jemi për të shkatërruar këtë furrë, por nëse do të tentojnë të rihapet do të ketë ndëshkime të ashpra” – tha Klosi duke shtuar se “Në këtë gropë bëhen bashkë disa krime mjedisore të cilat duhen goditur që në gjenezën e tyre”. Vetëm për muajin mars do të ndërmerren disa aksione për të evidentuar problematika të tjera mjedisore përfshirë këtu edhe ndotjen e lumenjve. Kreu i Turizmit dhe Mjedisit i bëri apel qytetarëve që të vijojne bashkëpunimin e tyre me qeverinë duke denoncuar çdo krim mjedisor në portalin e bashkëqeverisjes, pasi ajo që po ndodh është një krim për jetën e vetë banorëve dhe fëmijëve të tyre.

Sicred