KRYEFAQJA » LAJME » Ministria e Jashtme e Maqedonisë thërret ambasadorin e Shqipërisë në Shkup
Ministria e Jashtme e Maqedonisë, thërret ambasadorin e Shqipërisë, në Shkup, rajoni

Ministria e Jashtme e Maqedonisë thërret ambasadorin e Shqipërisë në Shkup

Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka thirrur ambasadorin e Shqipërisë në Shkup. Temë bisede mendohet se kanë qenë deklarata e kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe ministrit të jashtëm Ditmir Bushati, lidhur me zhvillimet në vendin fqinj me Shqipërinë, por ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka nuk ka dhënë hollësi rreth takimit. Nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë konsiderojnë se Shqipëria po përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë dhe sipas tyre këto janë veprime të cilat cënojnë marrëdhëniet e mira mes dy vendeve duke nxitur kështu edhe retorikë ekstremiste.  Shefi i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati ditë më parë në një intervistë për rrjetin Euroactiv u shpreh kategorik se Shqipëria nuk synon të përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë dhe se Tirana nuk ka përgatitur asnjë platformë politike e cila do të koordinonte veprimet e partive politike shqiptare në Maqedoni.

Sicred