KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ministria e energjisë ndryshime rrënjësore ne koncesionet e HEC-eve
Rreshjet mbushin HEC-et e kaskadës së Drinit, nis shkarkimi

Ministria e energjisë ndryshime rrënjësore ne koncesionet e HEC-eve

Ministria e energjisë do të bëjë një ndryshim thelbësor në modelin e kontratave koncensionare për hecet private. Aktualisht koncensionet e hidrocentraleve jepen sipas modelit BOT, e thënë ndryshe investitorët privat marrin në shfrytëzim dhe operim hecet për 35 vite e më pas i transferojnë astetet tek shteti. Por modeli i ri që po vlerëson grupi i punes në ministrinë e energjisë i jep të drejtë privatit që në fund të shfrytëzimit dhe operimit të hecit të marrë pronësinë e aseteve, kundrejt një pagese ndaj buxhetit të shtetit. Burime nga ministria e energjisë thonë se po punohet për një formule kompensimi të pranuesheme e cila nuk do të rëndojë investitorët privatë nëse ata pranojnë të futen në këtë skemë. Sipas të njëtave burime ndryshimi i kontratës është i nevojshëm pasi në fund të koncensionit shteti merr në dorë vepra të amortizuara, të cilat kërkojnë investim për ti mbajtur në gjendjen optimal.  Megjithatë rimodelimi i kontratës nuk është detyrues për ato ekzistuese por vetëm për koncensionet e reja të heceve private. Nëse investitorët privat actual të heceve nuk pranojnë të bëhën pjesë e skemës, pronësia do ti mbetet shtetit. Aktualisht numërohen 524 kontrata hecesh private, nga të cilat vetëm 117 janë në punë pasi pjesa dërrmuese nuk ka nisur ende ndërtimin.

Sicred