KRYEFAQJA » LAJME » Ministria e Drejtësisë, të burgosurit me probleme mendore, në burgun e Lezhës
Ministria e Drejtësisë, të burgosurit me probleme mendore, në burgun e Lezhës

Ministria e Drejtësisë, të burgosurit me probleme mendore, në burgun e Lezhës

Të dënuarit me masë mjekësore “mjekim i detyruar”, të cilët aktualisht ndodhen në burgun e Zaharisë në Krujë si dhe në Spitalin e Burgut në Tiranë, do të transferohen në burgun e Lezhës, ku dy godina të këtij institucioni do të rikonstruktohen dhe do të përshtaten me të gjitha kushtet e nevojshme mjekësore për trajtimin e kësaj kategorie të dënuarish. Skema e re, që do të zgjidhë një problem të hershëm dhe shumë të rënduar për rreth 250 të dënuar, është prezantuar sot gjatë një tryeze të përbashkët midis Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Bëhet fjalë për persona të cilët janë konsideruar nga gjykata si të sëmurë mendorë dhe që me vendim nuk duhet të mbahen në burgje të zakonshme, por në në mjedise të veçanta spitalore, ku t’i nënshtrohen trajtimit mjekësor.

Sicred