KRYEFAQJA » LAJME » Ministria e Bujqësisë: Shpendët në Fier nuk kanë ngordhur nga H5N8-a
Gripi-i-shpendeve, shpende te ngordhura, fier, alarm i rreme, ngordhje nga pasoja te tjera, virusi h5n8

Ministria e Bujqësisë: Shpendët në Fier nuk kanë ngordhur nga H5N8-a

Disa ditë më parë në dy fshatra të Fierit, dhe konkretisht në Seman dhe Topojë, u vu re ngordhja e një numri të madh shpendësh shtëpiake, çka bëri që drejtoria e veterinarisë pranë kësaj bashkie, të dyshonte se mund të kishte prani të virusit H5N8 që shkakton gripin e shpendëve dhe që ka prekur edhe vende të tjera të rajonit. Pas dërgimit të mostrave të shpendëve të ngordhura dhe të sëmura pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë dhe analizimit dhe shqyrtimit të tyre, u vu re se ata kishin ngordhur nga infeksione të zakonshme që prekin shpendët, dhe jo nga virusi H5N8. Ndërkohë, Zyra e Shtypit e Ministrisë së Bujqësisë konfirmoi se deri tani nuk ka asnjë shenjë të pranisë së virusit të gripit të shpendëve në vendin tonë, ndërsa njoftoi se specialistët e veterinarisë ndodhen në terren për të verifikuar situatën.

Sicred