KRYEFAQJA » LAJME » MB: Kafshët e pamatrikulluara nuk do të lejohen në tregje

MB: Kafshët e pamatrikulluara nuk do të lejohen në tregje

Asnjë kafshë nuk do të lejohet të lëvize e pamatrikulluar dhe e paregjistruar drejt tregjeve të vendit. Gjatë një kontrolli në tregun e kafshëve të gjalla në Tapizë të Fushëkrujes, zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë paralajmëruan fermerët se kafshët e tyre do të sekuestrohen nëse ato do të lëvizin pa matrikula.

“Fermerët duhet të dinë që kanë disa detyrime ku neni 6 dhe 7 i ligjit veterinar i detyron fermerët të cilët matrikullojnë kafshët e tyre para se të marrin shërbime shtetërore dhe para se të kenë të drejtën të lëvizin nëpër tregje” u shpreh Edi Fero drejtori i Shërbimeve Veterinare pranë Ministrisë së Bujqësisë. Përveç kafshëve, nën kontroll do të jenë kushtet e tregjeve, por edhe kushtet e makinave më të cilat lëvizin kafshët.

“Transportuesit e kafshëve duhet të jenë të autorizuar nga drejtoria e bujqësisë për transport kafshësh që është një liçensë dhe leje specifike pasi i janë nënshtruar një trajnimi për njohjen e rregullave të transportit të kafshëve dhe makina të plotësoje kushtet higjeno-sanitare” shtoi më tej zoti Fero.

Aksioni i ministrisë së bujqësisë do të vijoje edhe në tregjet e tjera të vendit dhe në të është angazhuar edhe ministria e transporteve, si dhe policia e shtetit.

Sicred