KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ministria e Bujqësisë, 25 përqind më shumë fonde për fermerët e rinj

Ministria e Bujqësisë, 25 përqind më shumë fonde për fermerët e rinj

25 përqind më shumë fonde për fermerët e rinj të cilët aplikojnë për skemën kombëtare. Ky është vendimi që ka marrë Ministria e Bujqësisë për të mbështetur sipërmarrësit e rinj . “Nga 22 deri në 25 vjeç masa e përfitimit rritet me 25 përqind. Sapo është marrë miratimi dhe pritet që për pak muaj të shpallet thirrja për aplikim dhe ndërtimi i strukturave të agroturizmit është pjesë e masave të përfitimit nga ky program. Pra një mundësi tjetër biznesi është që një i ri apo një grup të rinjsh në fshatin e tyre apo në zonën e tyre të ndërtojnë një bujtinë” tha me këtë rast ministri i bujqësisë Niko Peleshi. Sipas skemës kombëtare mbështetja për vreshtarinë nga skema e subvencionit, do të jenë për mbjellje të reja. Ndërkohë në hartën e miratuar për 100 fshatra me potencial zhvillimi në afërsi të  Pogradecit janë përzgjedhur fshatrat  Tushemishti dhe Lin.

Sicred