KRYEFAQJA » LAJME » Ministria e Brendshme publikon listën e parë për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit
Ministria e Brendshme publikon listën e parë për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit

Ministria e Brendshme publikon listën e parë për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit

Ministria e Brendshme e Shqipërisë po hedh hapat e parë drejt përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. Ajo publikon ekstraktin e parë të listave zgjedhore, sipas të cilave të drejën e votës e kanë 3.549.909 shtetas. Sipas të dhënave 50.5 përqind e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49.4 përqind femra.
Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile njoftoi se nga lista janë hequr emrat e 1.264 personave që vuajnë dënimin në burgje, sipas përcaktimeve të ligjit, në kuadër të “Dekriminalizimit”, si dhe janë hequr 1.309 emra të shtetasve mbi 100 vjeç. Ndërkaq pritet të mësohet se sa shtetas mbushin moshën 18 vjeç deri më datën 30 Qershor 2019 dhe që do të jenë të gatshëm për votim.
Brenda datës 4 Dhjetor 2018, zyrat e Gjendjes Civile në bashki apo njësi administrative, kanë detyrimin ligjor të printojnë ekstraktin e parë të përbërësve zgjedhore të të gjithë zgjedhësve sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, nën juridiksionin e tyre territorial. Ky ekstrakt firmoset nga kryetari i bashkisë dhe publikohet në ambientet e bashkive/njësive administrative/në vende me hyrje të lirë të aksesueshme për publikun.
Ndërkohë DPGJC duke nisur nga data 5 dhjetor 2018 do të nisë verifikimet në çdo zyrë të Gjendjes Civile nëse është përmbushur detyrimi për publikimin e listave të para të zgjedhësve. Ekstraktet e përbërësve zgjedhorë me të njëjtat kritere, do të printohen dhe publikohen në mënyrë periodike, sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor. Ministria e Brendshme ka objektiv sigurimin e një liste sa më të plotë zgjedhore, që do të garantojë të drejtën e votës për çdo shtetas me të drejtë vote, duke shmangur në maksimum problemet e verifikuara në të kaluarën.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com