KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ministrja e Arsimit sot në emisionin JAVA në RTSH1

Ministrja e Arsimit sot në emisionin JAVA në RTSH1

Në një kohë që protesta e studentëve që kërkojnë reduktim të tarifave dhe përmirësim të kushteve në Qytetin e Studentit, ka zënë aktualitetin e ditës, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla do të jetë sonte në mbrëmje e ftuar në emisionin JAVA në RTSH1.

Përballë gazetarëve Prec Zogaj e Lorenc Vangjeli, dhe në një panel të përbërë edhe nga analisti Mark Marku, dhe Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare, ministrja Nikolla do të flasë e adresojë të gjitha çështjet që shqetësojnë studentët.

Reduktimi i tarifave, përmirësimi i kushteve në Qytetin Studenti, përfaqësimi në borde, karta e studentit etj janë vetëm disa prej kërkesave të studentëve për të cilat do të pyetet ministrja Lindita Nikolla. Sonte në mbrëmje ora 20.35 në emisionin JAVA në RTSH 1.

Sicred