KRYEFAQJA » LAJME » Ministri Xhafaj takohet me krerët e policisë
Xhafaj thirrje politikës: Lini interesat personale dhe politike, mbështesni pa rezerva policinë e shtetit në luftën ndaj krimit

Ministri Xhafaj takohet me krerët e policisë

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj mblodhi në një takim drejtuesit e policisë për të analizuar situatën me rendin dhe sigurinë në vend. Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura për mediat, por burime të besueshme thanë se në fokus të diskutimeve ishin masat për sezonin turistik që sapo u mbyll dhe çfarë mund të bëhet më tepër në sezonin e ardhshëm.
Ministri Xhafaj mësohet të ketë dhënë disa detyra për të rritur sigurinë për lëvizjen e mjeteve lundruese dhe rreziqet që ato shkaktuan tek pushuesit.
Temë e diskutimit ishte edhe operacioni “Vjeshtë 2017” për goditjen e paligjshmërisë dhe sekuestrimin e aseteve të pa justifikuara nga persona të ndryshëm e veçanërisht ngjarja e bujshme e Elbasanit. Burime nga mbledhja thanë se ministri Xhafaj ka kërkuar vendosmërinë e uniformave blu për të mos toleruar asnjë person që do të tentojë të kundërshtojë urdhërin e policisë në këto operacione.
Në takimin e sotëm mungonte Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako i cili mësohet të jetë në një vizitë zyrtare në Kinë.

Sicred