KRYEFAQJA » LAJME » Ministri Xhafaj: Marrëveshja politike për policinë në zgjedhje është hap prapa
Xhafaj thirrje politikës: Lini interesat personale dhe politike, mbështesni pa rezerva policinë e shtetit në luftën ndaj krimit

Ministri Xhafaj: Marrëveshja politike për policinë në zgjedhje është hap prapa

Përfshirja e strukturave të Policisë së Shtetit si pjesë e një marrëveshje të mundshme politike në prag të zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit, për Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, është një hap mbrapa për rolin që uniformat blu kanë në një proces zgjedhor. “Është hap mbrapa që në një shtet të së drejtës të kërkosh që zgjidhjet politike t’i realizosh përmes të ashtuquajturave kompromise që politizojnë dhe rrezikojnë funksionin dhe rolin e Policisë së Shtetit” tha zoti  Xhafaj. Ministri i ri i brendshëm foli para 420 kursantëve që fillojnë kursin për Patrullë të Përgjithshme, të cilëve u shpalosi vendimin për kryerjen e procesit të Vetting-ut edhe në radhët e policisë. “Jam angazhuar fort për konceptimin dhe realizimin e një hapi të ri në procesin e reformimit të Policisë së Shtetit edhe përmes kryerjes së një procesi Vetting-u për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, për të verifikuar dhe rivlerësuar integritetin, figurën e tyre morale dhe aftësitë profesionale sipas standardeve dhe modelit të ndërtuar për Vetting-un në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, në kuadër të Reformës së Drejtësi” tha zoti Xhafaj Ministri brendshëm paralajmëroi se ata punonjës të policisë të cilët do të përfshihen në aktivitetin kriminal të kultivimit të kanabisit, i pret e  njëjta përgjigje si ajo e Komisariatit të Lezhës pak ditë më parë, i cili gati u shkri. Në përfundim të aktivitetit ministri Xhafaj iu përgjigj interesit të gazetarëve në lidhje me idenë e aleatit të mazhorancës për krijimine një qeverie Besimi duke thënë se ai besimin e ka vetëm te Policia e Shtetit.

Sicred