KRYEFAQJA » LAJME » Ministri Xhafa pret ambasadorët Lu dhe Vllahutin
Ministri Xhafa pret ambasadorët Lu dhe Vllahutin

Ministri Xhafa pret ambasadorët Lu dhe Vllahutin

 

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa, e kishte planifikuar në axhendën e tij të ditës, takimin kokë me kokë me ambasadorin e SHBA-ve, Donald Lu dhe atë të Bashkimit Europian Romana Vlahutin.
Për më shumë se 60 minuta, Xhafa, Lu dhe Vlahutin kanë qëndruar në zyrën e ministrit të brendëshëm. Nga zyra e shtypit e ministrit nuk jepen detaje rreth asaj çka është diskutuar mes tyre, por takimi edhe pse i parashikuar erdhi menjëherë pas deklarave të amabasadorit Lu, se në vend drejtojnë klane mafioze. zoti Lu foli gjatë ceremonis së 20 vjetorit të shkollës së magjistraturës, duke hedhur dritë mbi fakte që lidhen me krimin e organizuar. Ministri Xhafa, vendosi të shmang pyetjet e gazetarëve pas deklarave të Lu-së, duke u larguar nga takimi para se ai të përfundonte.

Sicred