KRYEFAQJA » LAJME » Ministri Vasili pret ambasadorin Lu
Ministri Vasili pret ambasadorin Lu

Ministri Vasili pret ambasadorin Lu

Ambasadori Amerikan Donald Lu ka vizituar të martën Ministrinë e Drejtësisë ku ka takuar ministrin e sapo emëruar Petrit Vasili. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të kësaj ministrie “Ambasadori Lu është shprehur i kënaqur për marrjen e kësaj detyre nga ana e Ministrit Vasili. Ai ka vlerësuar eksperiencën e gjatë të zotit Vasili në politikë, ndërsa është shprehur do të dijë ta drejtojë mjaft mirë këtë institucion. Duke garantuar ofrimin e të gjithë mbështetjes së nevojshme nga ana e Qeverisë së SHBA, ambasadori amerikan Donald Lu e ka inkurajuar Ministrin Vasili për të qenë sa më aktiv në përfshirjen e tij në reformën në gjyqësor, duke vlerësuar se “Ministria e Drejtësisë duhet të jetë një nga arkitektet e kësaj reforme”.
Gjithnjë sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Drejtësisë, zoti Vasili ka deklaruar se “Jam i interesuar në vetë të parë për finalizimin me sukses të reformës në drejtësi, për të cilën edhe më herët kam shpenzuar mjaft kohë dhe energji”. Ministri ka vlerësuar se Reforma në Drejtësi “është në një proces mjaft të rëndësishëm, atë të zbatimit dhe në këtë aspekt evidentoi nevojën që të gjithë aktorët të jenë të shpejtë dhe praktikë, në një kohë që është kristalizuar ngrehina kryesore, ajo Kushtetuese”. Ai e ka cilësuar rolin e OPDAT dhe EURALIUS, si mjaft përcaktues për zgjidhjen e të gjitha atyre rrethanave të lidhura me reformën.

Sicred