KRYEFAQJA » LAJME » Ministri Klosi shpërndan libra falas në Urën Vajgurore

Ministri Klosi shpërndan libra falas në Urën Vajgurore

Ministri Klosi ka shpërndarë libra falas për nxenesit e arsimit fillor të shkollës “Refat Bani’ të fshatit Syzez, të njësisë administrative Poshnje të  bashkisë së Urës Vajgurore.   “Kryeministri Edi Rama ka menduar për të gjithë fëmijët e Shqipërisë, duke mbajtur premtimet elektorale dhe parashikojmë qe deri ne votin 2021 do të marrin librat falas të gjithë nxënësit e arsimit nëntë vjeçar. Ne e kemi vëmendjen tek ato familje që skanë mundësi të blejnë libra, për familjet ne nevojë dhe për komunitetin rom dhe jane 6 mijë euro të investuara nga qeveria për librat falas”, tha Ministri Klosi.

Por kjo shkollë e nis vitin e ri shkollor edhe me një godinë të rikonstruktuar dhe një palestër të re.

“Nga 21 shkolla që ka bashkia e Urës Vjagurore 18 shkolla kanë njohur investime këtë vit dhe kanë pësuar ndryshime, ndërkohe që janë ndërtuar 8 kopshte të rinj, tha kryetarja e bashkisë Juljana Memaj

Sicred