KRYEFAQJA » LAJME » Ministri Klosi për guroret: Duhet të kenë distancë të përcaktuar nga zonat e banuara
Ministri Klosi për guroret: Duhet të kenë distancë të përcaktuar nga zonat e banuara

Ministri Klosi për guroret: Duhet të kenë distancë të përcaktuar nga zonat e banuara

Guroret duhet të kenë distancë të përcaktuar nga zonat e banuara, jo pranë rrugeve kombëtare. Nuk duhet të jenë pranë lumenjve, kanaleve kulluese dhe të kenë impakt sa më të vogël vizual në peizazh. Ato duhet të zbatojnë një sërë kriteresh në mënyrën e shfrytëzimit por edhe rehabilitimin pas mbylljes. Kjo është metodologjia e re që ka shpallur Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi pas mbylljes se mbi 30 guroreve dhe pezullimit të disa të tjerave ne vend: “Biznesi i guroreve nuk mund të ngrihet në kundërshtim me mjedisin dhe komunitetin dhe ky biznes duhet të zhvillohet në bazë të standarteve të reja. Nuk mund të jetohet më që njerëzit të jetojnë nën presionin e tymit apo gurores. Ka ardhur koha që këtë bisedë ta bëjmë fare të sinqertë me njëri- tjetrin, ju të bëni biznes dhe ky biznes të jetë i monitoruar, i mbrojtur, i zhvilluar. Shqipëria ka nevojë për biznesin tuaj, por nga ana tjetër biznesi të jetë jo në kundërshtim me rregullat e bashkëjetesës me komunitetin dhe me mjedisin, biznesi juaj të mos jetë në kundërshtim me Shqipërinë turistike.” Sipas një analize të MTM, nga 287 lejet mjedisore dhe minerare për guroret që janë dhënë në të gjithë vendin pothuajse në të gjitha ato rezulton se ka problematika në zbatimin e lejes mjedisore dhe lejes minerare; në vendosjen e koordinatave; në trajtimin e mjedisit dhe në trajtimin e peizazhit.

Sicred