KRYEFAQJA » LAJME » Ministri Klosi në pastrimin e plazhit të Vilë Bashtovës

Ministri Klosi në pastrimin e plazhit të Vilë Bashtovës

Nisma e Javës së Pastrimit të Tokës sot ka pasur në fokus pastrimin e plazhit të Vilë Bashtovës në Rrogoshinë.  Forca të armatosura, punonjës të Bashkisë Rrogozhinë, Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Inspektoritatit të Mjedisit dhe vullnetarë të shoqatave mjedisore kanë pastruar bregdetin e njërës prej zonave pak të njohura e nga më të virgjërat e detit Adriatik.

Plazhi i Vilë Bashtovës është pjesë e planit të pastrimit për qarkun e Tiranës ku prej datës 16 prill punohet çdo ditë në 12 segmente të përcaktuara më parë edhe për menaxhimin dhe sigurinë e plazhit, ka të bëjnë me derdhjen e ujërave të zeza, kanë të bëjnë me problematikat mjedisore të vetë plazhit dhe gjithë bregdetit por