KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ministri i Jashtëm rus Lavrov, për raportin e OKB-së
Ministri i jashtëm rus Lavrov, për raportin e OKB-së

Ministri i Jashtëm rus Lavrov, për raportin e OKB-së

Ministri i Jashtëm rus u shpreh këtë të enjte skeptik për një raport të OKB-së që akuzon regjimin sirian për krime kundër njerëzimit në Gutën Lindore. Raporti I publikuiar të mërkurën shprehet se përvec krimeve të tjera, nga muaji shkurt deri në prill, forcat që i janë besnike qeverisë së Bashar Al-Assad në mënyrë të qëllimshme kanë lënë pa ushqim civilët gjatë rrethimit të Gutës Lindoren. – Në parim jemi shumë skeptikë përkundrejt metodave të këtij lloji pune, kur është fjala për krime lufte apo përdorim të armëve kimike, – tha Lavrov gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Antonio Guterres. Kur u pyet nga gazetarët, Lavrov konfirmoi se nuk e kishte parë raportin në fjalë. Ai u shpreh se dokumenti ishte bazuar në të dhënat e mbledhura në rrjetet sociale dhe jo në fakte të mbledhura në terren. Rrethimi pesëvjecar i Gutës Lindore, që ndodhet në rrethinat e kryeqytetit Damask përfundoi në muajin prill të këtij viti, kur forcat qeveritare rimorrën nën kontroll enklavën rebele. E ndërsa forcat e qeverisë përshkallëzuan fushatën për të rivënë nën kontroll krahinën, ata përdorën taktika që ishin me natyrë të paligshme, thuhet në raportin e OKBsë. Taktikat vijon raporti, synuan të ndëshkonin banorët e Gutës lindore dhe të detyronin popullatën të zgjidhnin ose të dorëzoheshin ose të vdisnin nga uria.

Sicred