KRYEFAQJA » LAJME » Ministri i Jashtëm Pacolli, për vendimin e Vuçiçit për të mos u takuar me Thaçin
behgjet pacolli, Pacolli prish marrëveshjen, me Lidhjen Demokratike të Kosovës

Ministri i Jashtëm Pacolli, për vendimin e Vuçiçit për të mos u takuar me Thaçin

Arsyeja e vendimit të Presidentit Serb për të mos u takuar këtë të premte në Bruskel, me Presidentin Kosovar, duket se është vendimi i autoriteteve kosovare për të mos e lejuar atë që të vizitojë Liqenin e Ujmanit. Vuçiç pritet të zhvillojë të dielën një vizitë në Kosovë, për të cilën ai duhet akoma të vendosë përfundimisht, dhe për këtë ka marrë edhe miratimin e autoriteteve kosovare. Por sipas Ministrit të Jashtëm Bexhet Pacolli, i cili ishte sot pjesë e delegacionit kosovar të Brukselit, ndalesa në Liqenin e Ujmanit nuk ishte parashikuar në kërkesën e Vuçiçit. Ndërkohë, i pyetur se nëse Vuçiç-it do t’i lejohet vizita në Ujman, nëse paraqet një kërkesë të tillë, Pacolli u përgjigj kështu: “Nëse kjo kërkesë është e bazuar në një motiv konkret, atëherë nuk ka se pse diçka e tillë të mos ndodhë.”

Sicred