KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ministri i Jashtëm Lavrov fton liderin Koreano Verior, Kim Jong Un, në Rusi

Ministri i Jashtëm Lavrov fton liderin Koreano Verior, Kim Jong Un, në Rusi

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u takua sot në Penian me liderin Koreano Verior Kim Jong Un, të cilin e ftoi të vizitonte rusinë. -Ejani në Rusi. Do të jemi shumë të lumtur t’ju shohim atje, – i tha Lavrov Kim Jong Un. Më pas, ministri i jashtëm rus i përcolli zotit Kim përshëndetjet e presidentit të vendit të tij, Vladimir Putin, ndwrsa theksoi se ky i fundit i uronte Kim suksese në ndërmarrjet madhore që kanë filluar në gadishullin Korean. Lavrov është dhe zyrtari i parë rus që është pritur nga Kim. Sipas ministrisë së jashtme ruse, ky ishte takimi i parë mes dy personaliteteve. Kryediplomati rus mbërriti në Penian mëngjesin e së enjtes, para zhvillimit të samitit historik qw do tw zhvillohet muajin e ardhshëm mes liderit koreano verior dhe presidentit Donald Tramp. Vizita e tij u zhvillua në mes të një aktiviteti të intesifikuar diplomatik për të organizuar samitin e qershorit, ku Sekretari amerikan i shtetit, Majk Pompeo u takua mbrëmjen e së mërkurës me krahun e djathtë të Kim, Kim Jong Col. Muajin e shkuar ministri i jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Jong Ho, zhvilloi bisedime me Lavrov në Moskë, një lëvizje kjo që sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, tregon angazhimin e Penianit për të përmirësuar lidhjet me fuqitë botërore.

Sicred